Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një anije e mbërritur nga Egjipti me 500 ton kripë shkarkoi ngarkesën jashtë portit të Durrësit dhe u arratis pa plotësuar dokumentacionin mëngjesin e të shtunës. Incidenti me mjetin lundrues ndodhi pasi kompania pritëse refuzoi të shkarkojë kripën pasi ngarkesa ishte lagur nga shiu dhe ishte përzier me qymyr. Policia kufitare dhe kapiteneria e portit fillojnë hetimet për incidentin.
Kapiteneria e Durresit ka nisur hetimet për një anije tregtare e cila është larguar nga porti pa lejen e autoriteteve shqiptare. Sipas burimeve zyrtare anija tregtare e ngarkuar me 500 ton kripë u largua nga porti në orët e para të mengjesit të së shtunës pa marrë më parë lejen e nevojshme nga autoritetet portuale. Kapiteneria bën me dije se, anija tregtare nga Egjipti, kishte sjellë tri ditë më parë 500 ton kripë per llogari të një biznesi shqiptar në Durrës.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/durres-arratiset-anija-me-500-ton-kripe-qe-erdhi-nga-egjipti