http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
1 tonë marijuanë me një vlerë prej 10 milionë eurosh në tregun e brendshëm u sekuestrua nga guardia di finanza në brigjet e Salentos në Itali.
Trafikantët dy prej të cilëve shqiptarë nga Vlora dhe një Italian kishin menduar se mund të fusnin lëndën narkotike në mes të ditës në brigjet Italiane duke u përpjekur të silleshin si turistë.
Por efektivëve të Guardia di Financa nuk iu shpëtoi motoskafi i fuqishëm rreth 10 metra I gjatë që lëvizte fare pranë bregut.
Fillimisht policia beri shenjë që mjeti lundrues të ndalote por trafikantët shtuan shpejtësinë duke u larguar në gjirin e Santa Maria di Leuca.
Pas një ndjekjeje në zonë Guardia di Finanza arriti, të ndalojë skafin dhe ta bllokonte atë. Në brendësi të tij u gjetën 49 pako me marijuanë. Lënda narkotike sipas policisë Italiane nese do te ishte hedhur në treg do të sillte 10 milione euro fitime. Në pranaga ranë dy shqiptarët përkatësisht 30 dhe 34 vjec si dhe një 65 vjecar Italian me origjinë nga La Spezia.Që nga fillimi i këtij viti Guardia di Finanza ka ndaluar 9 skafe me rreth 13 ton drogë, ndërsa 28 trafikantë janë arrestuar.