Report Tv - Episodi i padëgjuar në Kukës, ariu sulmon 36-vjeçarin

2018-07-07 1

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin Kukës-Shishtavec, aty ku rreth orës 6 të mëngjesit një ari ka sulmuar një 36-vjeçar, i cili po shkonte në punë tek hidrocentrali në fshatin Brekie.

Nga sulmi, Shehap Dashku, personi i lënduar, ndodhet në spital, pasi ka pësuar dëmtime në trup dhe në njërin sy. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën. Banorët e këtij fshati kërkojnë marrjen e masave për arinjtë, pasi sipas tyre janë kthyer në rrezik për jetën e tyre dhe të fëmijëve.

Free Traffic Exchange