Një anije siriane është larguar gjatë mëngjesit të sotëm nga porti i Durrësit. Anija ?SEASCANER? kishte 3 ditë që ishte ankoruar në radën e portit pasi nuk kishin përfunduar proceduarat për të depozituar ngarkesën në hambar.
Nga informacionet e para mësohet se kjo anija ishte e ngarkuar me kripë të përzier me qymyr. Autoritetet nuk japin të dhëna të tjera për të mësuar portin nga është nisur kjo anije.
Ajo u largua në orën 03:30 nga rada e portit pa njoftuar kapitanerinë.
Ky largim pa njoftuar ngre një sërë ndryshimesh se çfarë ka pasur tjetër në bordin e kësaj anije përveç ngarkesës së deklaruar.
Në të shkuarën trafikanët e qenieve njerëzore kanë përdorur dhe vijojnë të përdorin mjetet e lundrimit për trafikun e refugjatëve.
Autoritetet portuale shqiptare, kanë njoftuar portet e Italisë e Kroacisë që të bllokojnë anijen.