Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal që shpërndante lëndë narkotike, heroinë dhe kokainë në lokalet e natës në disa zona në kryeqytet, ndërsa në pranga kanë rënë 5 persona. Organizatori, sipas policisë është Shaqir Shtishi i dënuar më parë, ndërsa bashkë me atë në pranga kanë rënë edhe; Edmond Vlashi, Etmir Feta i dënuar më parë dhe Ylber Gaxherri. Report Tv ka siguruar foton e Shaqir Shtishit.
Grupi shpërndante dozat me lëndën narkotike në lokalet e natës në zonat e ?Brrylit?, ?Komunës së Parisit?, ?Shkozës?, ?Xhamllikut?, ?Ish-Bllokut?, ?Oxhakut? dhe ?Unazës së Re?. Pjesë e grupit, por të arrestuar më parë, sipas policisë janë edhe; Klejvi Kalivaçi, Alti Zhurzhi, Tedi Neziri, Jani Beja dhe Flamur Algjoni.
Drejtori i Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj deklaroi se është sekuestruar; përzierës, kokainë dhe heroinë, por pa dhënë sasinë. Gjithashtu janë sekuestruar edhe 3 automjete dhe një sasi lekësh e eurosh. Kastriot Skënderaj u shpreh se në kuadër të operacionit ?Forca e Ligjit? janë kryer në këto 8 muaj, 13 goditje dhe rreth 120 persona të arrestuar dhe mbi 10 milion euro të sekuestruara.