Shkrimtari Nikollaj në Botërori+ tregon takimin me prindërit e Januzajt në Belgjikë

2018-07-06 1

Emisioni Botërori+ në Report Tv vijon që të përcjellë me analiza dhe komente ndeshjet e kampionatit që po zhvillohet në Rusi. Mbrëmjen e sotme në emisionin Botërori+ të drejtuar nga Denis Minga ishte i ftuar edhe shkrimtari Albert Nikollaj, i cili duke komentuar reagimet e legjendës argjentinase Maradona u shpreh se ?Ai e ka shkruar historinë kur ka luajtur futboll, ndërsa tani ai shkruan komedinë tij?.

Në Report Tv ai tregoi edhe një takim me prindërit e Adnan Januzajt në Belgjikë. Nikollaj u shpreh se e kupton zgjedhjen e tij. ?E kuptoj Januzajn kur thotë jam belg, sepse Belgjika është ajo që e nxori nga anonimati. Belgjika i dha shansin të shënonte pikërisht ndaj Anglisë që nuk besoi te ai?.

Duke u ndalur te ndeshja e mbrëmjes së sotme mes Brazilit dhe Belgjikës, profesor Albert Karriqi u shpreh se gjithçka do të varet te grupi dhe jo individi. ?Belgjika ka shtuar një forcë ajrore si Felainin, është një lojtar që plotëson vakumin në luftën në ajër. Rikthehet Marcelo, Brazili me Marcelon ka fazë sulmi. I jep mundësi Kutinjos të shkojë më parë. Trajnerët e njohin mirë njëri-tjetrin.