Ora News- Ekonomia preket nga euro, Ahmetaj: Arkëtuam 3.6 mld lekë më pak

2018-07-06 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ekonomia shqiptare ka ndjerë efektet e para nga luhatjet e kursit të këmbimit. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, në një konferencë për shtyp ka pranuar që vetëm në disa muaj, efekti tek të ardhurat është 3.6 mld lekë.

Ahmetaj: Kursi i këmbimit, në disa muaj së bashku me qershorin shkon në 3.6 miliard lekë, pra goditje.

Shqetësimi i qytetarëve në lidhje me biletat e larta të fluturimeve duket se ka detyruar Ministrinë e Financave dhe të Infrastrukturësqë të nisin një vlerësim të imtësishëm të kontratës së këtij koncesionari.
Ahmetaj: Tarifat aeroportuale që pastaj ka efektin kaskadë deri tek bileta dhe investimet. Në rezultat të auditimit të kujdesshëm ne do të dalim në konkluzion.

Ndërkohë në lidhje me aplikimin e metodologjisë së re për taksën e pronës, Ahmetaj sqaroi se deri në 1 janar do të mund të përdoret metodologjia e vjetër ndërsa pas këtij afati nuk do ketë tolerime.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ekonomia-preket-nga-euro-ahmetaj-arketuam-36-mld-leke-me-pak