Ora News- Helikopterët pajisen me kova të reja për shuarjen e zjarreve

2018-07-06 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Helikopterët Cougar të Forcës Ajrore janë pajisur me kova të reja për shuarjen dhe lokalizimin e zjarreve në terrene të vështira. Kovat e reja me kapacitet 2500 litër secila, rrisin me 12 herë kapacitetet e Forcave të Armatosura në krahasim me 1 vit më parë kur për shuarjen e zjarreve nga ajri, kontraktohej shërbimi privat. Rritja e kapaciteteve falë mjeteve të reja të montuar në helikopterë mundësohet edhe përmes orëve t më të mëdha të fluturimit që mundësojnë helikopterët Cougar.

Për futjen në përdorim të pajisjeve të reja, u krye një demonstrim në liqenin e Farkës, i cili u ndoq nga afër nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, shoqëruar më pas me një mëngjes pune për emergjencat civile me prefektët e qarqeve, strukturat e Forcave të Armatosura që angazhohen në këto situate si edhe deputetët e Komisionit të Sigurisë Kombëtare.

Ministrja Xhaçka foli për avantazhet që sjellin në përballimin e zjarreve pajisjet e reja, pa harruar të përmendë djemtë dhe vajzat që angazhohen në terren në rastet e emergjencave.

?Prej ditës së sotme, infrastruktura e Forcave të Armatosura është përmirësuar, pas pajisjes së helikopterëve me kovat e posaçme, të cilat kanë një kapacitet prej 2 mijë e 500 litrash uji. Ky kapacitet në fakt është 12 herë më im madh sesa përpjekjet e shkuara po kapacitet e shkuara që nuk kanë qenë tonat por i kemi nënkontraktuar për të adresuar problemin e shuarjes së zjarreve. Përtej infrastrukturës dhe kapaciteteve ushtarake, fuqia dhe forca jonë e vërtetë mbeten pa diskutim djemtë dhe vajzat tona në uniformë që zbresin në terren që në momentet e para kur kërkohet ndihma për sigurimin e jetës dhe pronës së qytetarëve.?- u shpreh ministrja.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/helikopteret-pajisen-me-kova-te-reja-shuarjen-e-zjarreve

Free Traffic Exchange