Ora News- Zaptimi i hapësirës publike, problematika mbetet pa zgjidhje në plazhin e Velipojës

2018-07-06 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zënia e hapësirës publike është një nga problematikat e sezonit turistik në Velipojë. Një korriku ishte afati që bashkia Shkodër u kishte lënë të gjithë bizneseve të paguajnë detyrimet ose në rast të kundërt të lirojnë plazhin. Por një pjesë e subjekteve nuk kanë reaguar, ndaj kryebashkiakja e Shkodrës kërkon ndërhyrjen edhe të institucioneve të tjera për të formalizuar shfrytëzimin e bregdetit të Velipojës.

Zaptimi i hapësirave publike mbetet një prej problemeve të sezonit turistik në Velipojë.

1 korriku ishte afati që bashkia e Shkodrës u kishte lënë bizneseve të zonës të paguajnë detyrimet ose në të kundërt të lirojnë hapësirën që shfrytëzojnë.

Por siç pranon kryebashkiakja Voltana Ademi, një pjesë e biznesit nuk e ka respektuar afatin, ndaj tashmë bashkia Shkodër u është drejtuar agjensive ligjzbatuese, Tatimeve dhe Prefekturës për zbatimin e ligjit.

Ademi: Për të gjithë ata që nuk kanë plotësuar kushtet apo kanë zënë hapësirën publike, dikumentacioni është përcjellë në prokurorinë e shtetit, është përcjellë pranë drejtorisë së policisë së qarkut Shkodër, krimit ekonomik përkatësisht.

Kryesisht bëhet fjalë për hotele apo restorante që krahas këtij aktiviteti kanë vendosur shezllonë në plazhe për të cilat sipas Bashkisë nuk paguajnë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/zaptimi-i-hapesires-publike-problematika-mbetet-pa-zgjidhje-ne-plazhin-e-velipojes

Free Traffic Exchange