Artistët që i thanë: Jo, me rezistencën e tyre për gjashtë muaj vendimit të djeshëm të qeverisë, sot ndihen të thyer, si artistë edhe si qytetarë. Miratimi i ligjit për ?Teatrin Kombëtar? për ta është një tregues, se vendi ynë është në diktaturë, jo vetëm ideologjike, por edhe ekonomike. Regjisori Robert Budina, aktori Neritan Liçaj dhe aktorja Klodiana Keço shprehen për kamerën e ?ReportTv?, se jo vetëm do t?u drejtohen institucioneve ndërkombëtare, por ata do të përshkallëzojnë grevat në mënyrë demokratike. Regjisori Budina nuk tërhiqet. Një ditë pas miratimit të ligjit ai shprehet se rezistenca do të vazhdojë, derisa qeveria të reflektojë.
Do të vazhdojë rezistenca, sepse ne e dinim se si ishte votimi i qeverisë. Sigurisht, që kjo ngjallë revoltë, por nuk kemi surpriza. Nga ana tjetër mendoj se votimi i Parlamentit na bëri të qartë se ku po shkon Shqipëria, nëse nuk reagohet tani, mendoj Shqipëria e 30 viteve të ardhshme do të kthehet në një shoqëri me skllevër edhe me skllavopronarë.
Robert Budina