Ora News- Vota për Teatrin nul?! Numëruan votën e Vangjel Tavos duke qenë jashtë Shqipërisë

2018-07-06 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ligji për teatrin mori 75 vota pro, por pak orë pas votimit LSI ka hedhur akzua të forta pasi sipas saj Vangjel Tavo që rezulton në tabelë të ketë votuar pro ligjit nuk ka qenë fare gjatë seancës së djeshme, madje nuk është fare në Tiranë.

I pari ishte kreu i grupit të LSI, Petrit Vasili, i cili kërkoi anulimin menjeëherë të votimit të manipuluar.

Vasili publikoi listën e votuesve, ku duket që midis deputetëve rezulton që pro të ketë votuar edhe Vangjel Tavo.

I kontaktuar nga Ora News, deputeti i LSI-së Vangjel Tavo tha se nuk ka qënë i pranishëm në sallë për arsye shëndetësore, madje nuk ndodhet fare në Tiranë.

Tavo sqaron se kartat e deputetëve rrinë mbi tavolinë dhe ai nuk ka dijeni se kush mund të ketë votuar në emër të tij.

Tavo:"Nuk kam qenë në seancë dje për arsye shëndetësore. Nuk jam fare në Tiranë. Nuk e kam idenë çfarë ndodhi. Kartat e deputetëve qëndrojnë gjithmonë në tavolinat e tyre në Kuvend".

Për kreun e grupit të LSI-së, ky është një manipulim banditesk dhe vjedhje votash edhe brenda sallës së Kuvendit nga po ata që vodhën votat në 25 qershor.

Vasili: "Ky votim është nul dhe Kryetari i Kuvendit Ruçi duhet te deklarojë që sot anulimin e votimit dhe përsëritjen urgjente të votimit, përndryshe ai si institucion ka rënë juridikisht, politikisht e moralisht. Prokurorja e Përgjithshme të fillojë hetimin për këtë vepër penale shumë të rëndë të manipulimit të votimit parlamentar. Tanimë hajdutët e votave janë ulur këmbëkryq në Parlament dhe në krye të qeverisë?.

Ora News ka kërkuar një reagim nga Kuvendi i Shqipërisë dhe pret një përgjigje për këtë pretendim.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vota-teatrin-nulnumeruan-voten-e-vangjel-tavos-duke-qene-jashte-shqiperise

Free Traffic Exchange