Rikonstruksioni i Blulevardit 'Ismail qemali', Leli: S'do ketë punimet gjatë sezonit turistik

2018-07-06 2

Bashkia e Vlorës ka ndërprerë punimet për rikonstruksionin e Bulevardit ?Ismail Qemali?, për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve përgjatë sezonit turistik.

Numri i automjeteve në Vlorë në pikun e verës pesëfishohet dhe punimet në këtë arterie të rëndësishme për turistët që udhëtojnë në drejtim të zonave të tjera turistike në jug të vendit, paralizojnë trafikun.

Rikonstruksioni i këtij se nisur prej disa muajsh do pezullohen për të rinisur në muajin shtator. Kryebashkiaku Dritan Leli u shpreh sot nga kantieri i punimeve se kjo rrugë është arteria kryesore e qytetit të Vlorës.

Një pjesë e mirë e këtij segmenti do jetë gati që këtë fundjavë për qarkullimin e automjeteve, duke iu ardhur në ndihmë pushuesve dhe qytetarëve.

Ndërsa pjesa e mbetur e punimeve do të vijojnë pas përfundimit të sezonit turistik. Projekti për rikonstruksionin e Bulevardit Vlorë-Skelë parashikon hapësira të gjelbëruara, duke krijuar një minipyll përgjatë tij.