Manastirliu nga Durrësi: Subjektet private të kenë kujdes me kushtet, do të ketë penalizime

2018-07-06 0

Në bregdetin e Durrësit do të jenë 6 qendra shëndetësore sezonale, në shërbim të pushuesve të cilët do të kenë nevojë për këtë shërbim. Njërën prej tyre, stacionuar në zonën e Currilave, e ka inspektuar nga afër paraditen e sotme, Ministrja e Shëndetësise, Ogerta Manastirliu, e cila ka pohuar se do të jenë në funksion të plot në 24 orë në 7 ditë, me personel të posaccëm dhe të shtuar enkas për përballimine fluksit veror si dhe me medikamentet e nevojshme.

Nuk do të ketë tolerime për asnjë nga subjektet private që operojnë përgjatë vijës bregdetare, që do të konstatohen se nuk plotësojnë kriteret e duhura higjeno-sanitare. Për to do të ketë paralajmërime, penalizime deri në mbylljen e tyre.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirlliu

Free Traffic Exchange