“Nëse nuk do kishte një datë për negociatat do shkatërrohej procesi” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-07-06 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vendimi për nisjen e negociatave për anëtarësim qershorin e vitit të ardhshëm, për ish-ministren e Integrimit Majlinda Bregu, është realist. Sipas saj, vendosja e një date ekzakte, qershor 2019 konfirmon mbështetjen dhe perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë.



Majlinda Bregu: ?Të gjithë ata që njohin procesin ishin të vetëdijshëm se qershori 2018 do të ishte i pamundur. Ofrimi i datës qershor 2019 të paktën i jep vendeve një perspektivë të qartë dhe konfirmon udhën drejt anëtarësimin europian. Imagjinoni të kundërtën, do të ishte ekstremisht e vështirë nëse data e vitit 2019 nuk do të përmendej në përfundimet e Këshillit. Vendimi duhet parë në një perspektivë më të gjerë. Nëse nuk do të jepej data 2019 për Shqipërinë dhe Maqedoninë, kushedi se kur do diskutohej perspektiva jonë. Ndoshta në 2020. Pra ajo që ndodhi në 2018 mund të ndodhtë në 2020?.



Nëse nuk do të vendosej një datë ekzakte dhe procesi do të shtyhej, për Bregun do të dëmtonte rende integrimin europian të vendeve të rajonit.



Majlinda Bregu: ?Ky do të ishte skenari më i keq, i cili do të ishte shkatërrues në perspektivë të gjatë jo vetëm për Shqipërinë Maqedoninë . Serbia do të ishte në vështirësi të mëdha, Kosova gjithashtu që edhe tani është në vështirësi pasi nuk udhëtojnë lirshëm në BE. Kosova do të ishte në mes të presionit për të mbajtur ritmin e dialogut me Beogradin. Po ashtu duhet marrë në konsideratë edhe fakti se sa i brishtë është stabiliteti në Maqedoni. Po ashtu edhe situata në Bosnje Hercegovinë. Mesazhi do të ishte shkatërrues, pasi nëse procesi do të ndalonte për disa vende, do të ndalonte për të gjithë rajonin. Ne duhet të jemi serioze nga ana jonë, por edhe vendet e BE duhet të jenë seriozë në angazhimin e tyre?.



Ish-ministrja e integrimit bëri këtë analizë gjatë forumit mbi pritshmëritë e Samitit të Londrës ku do diskutohen projektet e Procesi të Berlinit, nga i cili Bregu tha se pret rezultate konkrete.