http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Luhatjet në kursin e këmbimit kanë prekur të ardhurat në buxhetin e shtetit e konkretisht ato doganore. Ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se ky efekt per 6 muaj arrin në afro 3.6 miliard lekë. Ndërkaq ministria ka nisur procedurat që të dalë në tregjet ndërkombëtare për të emertuar një eurobond të ri, në vlerën 500 milionë euro.
Gjatë një konference për shtyp, lidhur me ecurinë e treguesve ekonomikë, ministri u ndal edhe tek vendimi më i fundit për të audituar kontratën koncesionare të aeroportit Nënë Tereza. Për Ahmetajn, qeveria është e vendosur që nëpërmjet një audituesi ndërkombëtar të vlerësojë nëse ka disbalanca ekonomike, mes realizimit të investimit dhe fitimit të kësaj kontrate.
Komisioni i ekonomisë miratoi nen për nen paketën fiskale të verës, e cila pritet të votohet seancën e së hënës në kuvend. Diskutimet për ndryshimin e disa ligjeve fiskale preken edhe tregun e lojërave të fatit, që për ministrin e financave do ti nënshtrohen taksave të reja në paketën fiskale të vjeshtës.
Fundi i 2018 është afati i fundit kur pikat e lojërave të fatit do të jenë në zona kryesore urbane. Nga 1 janari i 2019 ato do të zhvendosen në periferi të qyteteve. Por se sa do të realizohet kjo, mbetet për tu parë, pasi deri më sot ka dështuar.