http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas ndotjes alarmante në bregdetit e Shëngjin këtë fillim korriku bashkia vendosi të mbylle kanalin që lidh detin me lagunën. Vendimi u mor pas situatës së krijuar, që solli largimin e pushuesve në këtë zonë.
Por pas këtij vendimi kane reaguar peshkatarët. Ata thonë se janë ujerat e zeza dhe ato te fabrikës së peshkut që derdhen ne këtë lagune shkaku i nivelit te larte.
Të hënën bregdeti i Shëngjinit u mbulua nga algat në një gjatësi prej 3 kilometrash. Situata solli reagimin e pronareve te hoteleve dhe bizneseve te tjera. Ata ngritën shqetësimin për largimin e pushuesve.