Ora News - Ndotja, peshkatarët kundërshtojnë mbylljen e kanalit mes lagunës së Vainit e detit

2018-07-06 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vendimi i përbashkët i institucioneve në Lezhë për mbylljen e kanalit që lidh lagunën e Kune Vainit me detin, me qëllim shmangin e ndotjes ka ngjallur kundërshtimin e peshkatarëve.

Ata protestuan kundër vendimit me pretendimin se kështu dëmtohet ekosistemi brenda lagunës ku punojnë.

Peshkatari: Të gjitha molusqet, krijesat detare ngordhin. Mbarohet oksigjeni. Dy mijë familje mbarojnë të gjithë.

Peshkatarët thonë se janë ujërat e zeza dhe ato të një fabrike peshku që derdhen në këtë lagunë shkaku i situatës së krijuar.

Peshkatari: Unë protestoj për mbylljen e grykës sepse shkakton katastrofë.

Pak ditë më parë Bregdeti i Kune-Vainit në Shëngjin u mbulua nga algat në një gjatësi prej 3 kilometrash, duke sjellë largimin e pushuesve.

Për të parandaluar përkeqësimin e situatës është marrë vendim për mbylljen e kanalit nga i cili qarkulloi kjo ndotje e plazhit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ndotja-peshkataret-kundershtojne-mbylljen-e-kanalit-mes-lagunes-se-vainit-e-detit