Ora News - Rama: Kemi punësuar 28 mijë persona, pavarësisht se mund të përqeshet në Facebook

2018-07-06 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pasi ka premtuar se asnjë drejtor i zyrave të punës nuk do të largohet nga detyra pasi ka përmbushur objektiva mujore, kryeministri Edi Rama, tha se numri i të punësuarve është 28 mijë persona. Sipas Ramës, kjo shifër mund të përqeshet në rrjetet sociale.

Rama: Ne kemi filluar të operojmë me metodologjinë e re dhe më vjen mirë që të gjithë zyrat kanë realizuar objektivat. Një pjesë kanë tejkalime që kanë kaluar çdo parashikim. Potenciali në terren është i madh, por edhe puna e bërë prej jush është serioze dhe meriton të vlerësohet. Më vjen mirë që për disa muaj rresht, askush nuk do të largohet nga detyra, përderisa e kemi bërë të qartë se kush realizon objektivin e muajit, është i sigurt në detyrën e tij. Pa dashur të marrë kohë me zyrat një për një duke përgëzuar në veçanti zyrën e Beratit, zyrën e Skraparit, pavarësisht se në numra absolut janë më të vegjël, por në realitet rezultatet janë qartësisht të dukshme në raport me numrin e kërkuar, zyrën e Gramshit, zyrën e Librazhdit, Peqinit, Gjirokastrës përsëri.

Duke iu referuar sistemit tonë të taksave, emër për emër për çdo person të punësuar nga maji i vitit të kaluar në këtë qershor ne kemi 28 mijë e 324 të punësuar më shumë formalisht edhe në sektorin jo bujqësor. Shifër që jam i bindur në rrjetin e komentatorëve të ERTV do përqeshet, do shikohet si gënjeshtër etj etj, por është realiteti siç është realiteti edhe fakti që përmes zyrave të punës, vetëm përmes tyre janë punësuar në 6 mujor mbi 14 mijë persona.

Për të gjithë ata që nuk duan të jenë në anën e llogores së baltës dhe përqeshjeve por duan të bëjnë verifikimin e shifrave ti referohen regjistrit të sigurimeve shoqërore dhe Tatimeve e gjithçka është e lexueshme. Qershori ka qenë muaji më pozitiv, ka ndikim të drejtpërdrejtë edhe sezoni, por vlen të theksohet roli i zyrave të punës, sikundër vlen të nënvizohet edhe se pavarësisht progresit të bërë me individët e dalë nga ndihma ekonomike dhe vështirësive që hasni me individë që janë mësuar me një inerci me atë lëmoshën e ndihmës dhe refuzojnë punë, është detyra juaj të këmbëngulni se nuk është faji i tyre për një situatë psikologjike që dihet botërisht është i ndikuar nga krijimi i një stereotipi për vite të tëra.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rama-kemi-punesuar-28-mije-persona-pavaresisht-se-mund-te-perqeshet-ne-facebook