Ora News - Mazhoranca voton ligjin që shemb Teatrin Kombetar, opozita gjuan qeverinë me kartona

2018-07-06 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mazhoranca ka miratuar me 75 vota pro pas 12 orë diskutimesh projektligjin për Teatrin e ri Kombëtar.

Ligji ka kaluar edhe falë votave të dy deputetëve të PDIU si dhe deputetit që është larguar nga LSI, Robert Bitri.

Në sy ka rënë një debat që Ministri i Diasporës, Pandeli Majko ka pasur me kryeministrin Rama pak para votimit. Mësohet që debati të ketë pasur në fokus pikërisht votimin për Teatrin dhe ku mesa duket Ministri Majko ka shprehur ndjeshmëri falë edhe apelimeve që artistë dhe deputetë i kanë bërë atij në emër. Majko është parë të largohet para votimit duke mos u bërë pjesë e tij.

Opozita bllokoi foltoren në momentet e fundit duke qëlluar me kartonat e kuq kreun e qeverisë Edi Rama i cili ka urdhëruar gardën të mos e mbrojë prej tyre. Jashtë mikrofonit Rama me ironi është shprehur se ranë në anën jeshile.

Gjatë diskutimeve maratonë që kanë zgjatur pak më shumë se 12 orë, kryetari i PD Lulzim Basha ka akuzuar Ramën për aferë korruptive.

Basha: Aty janë bërë bashkë, ecja e Ramës për para duke zhvatur pronat publike për të ndërtuar dhe marrë pjesën e tij, me qëllimin e tij për të pastruar paratë e drogës që do financojnë këtë projekt masiv prej qindra milionë dollarësh.

Ndërsa në një postim në Facebok ka paralajmëruar protesta.

"Ne do ti tregojmë kësaj bande se pushteti është i popullit dhe jo i saj, duke mos lejuar në asnjë mënyrë prishjen e teatrit, duke e mbrojtur atë me trupat tanë", shkruan Basha në Facebook.

Ndërkohë Monika Kryemadhi ka theksuar se do të jetë në krye të protestave të artistëve.

Kryemadhi: Unë do të jem në rresht të parë, prandaj e them këtë betim para rruspave të Edi Ramës që furnizohen me paratë e krimit dhe drogës. Do të jem në rresht të parë Edi Rama sepse ti nuk e ke parë asgjë akoma.

Në emër të grupit parlamentar të PS Eduard SHalsi ka sjellë në vëmendje gjendjen e amortizuar të Teatrit.

Shalsi: Pikëpyetje ka. Cfarë forme do ketë ky teatër, sa të mëdha do jenë sallat, si do jenë aktorët, do jenë mjedise të mjaftueshme? Cfarë duam? Duam një pacavure, një karakatinë apo një ngrehinë moderne dinjitoze?

Artistët kanë protestuar gjatë gjithë seancës para parlamentit. teksa janë shprehur gati për tu ngujuar në Teatër.

Projektligji tashmë do të kalojë për dekretim prej Presidentit të Republikës, i cili ka 20 ditë kohë për tu shprehur. Vetëm pas kësaj do ti hapet rruga nisjes së negociatave për ndërtimin.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/opozita-bllokon-foltoren-por-nuk-ndal-dot-75-kartonat-e-mazhorances-teatrin

Free Traffic Exchange