Ora News - Çfarë duhet të bëjmë kur bie një tërmet? Flet sizmologu

2018-07-06 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Sizmologu Edmond Dushi sqaron për Ora News se si duhet të veprohet kur bie një tërmet. Teksa sqaron se lëkundjet e ditëve të fundit quhen post-tërmetë, nënvizon se ato mund të vazhdojnë dhe se lëkundje të tilla janë normale.

Faktorët

Sizmologu: Nuk ka lidhet aspekti tërmetor me ndryshime klimaterike apo atmosferike. Tërmetet natyrorë siç është rasti në fjalë janë të lidhur me lëvizjet tektonike në koren e tokës. Jemi pjesë e një kontakti tektonik pllakash siç është pllaka e Adriatikut, e cila konfrontohet me anën jugore të pllakës euro-aziatike. Ne presim aktivitet tektonik dhe rrjedhimisht tërmetet.

Rekomandime

Sizmologu: Gjëja e parë që këshillojmë është që njerëzit nuk duhet të shpejtojnë, ose nuk duhet të nxitojnë, pra të ruajnë gjakftohtësinë e tyre. Të sigurohen poshtë strukturave të përforcuara siç janë trarët apo nën tryeza. Ky perceptim i çastit është shumë i vështirë. Gjithsesi, nëse ata gjejnë një mundësi të futen poshtë këtyre elementëve përforcues për t'u ruajtur nga objektet që mund të bien. Duhet që të dalin por me qetësi duke evituar ashensorin por duke ruajtur gjakftohtësinë nëpër shkallë dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin. Në rast se kanë mundësi të ulin automatin në shtëpitë e tyre kjo do të ishte akoma më mirë. Dalja është e domosdoshme, pasi në momentin që një strukturë ka pësuar dëmtime, pasgoditjet do ta përkeqësojnë situatën. Asnjëherë nuk dihet nëse goditja që ka ndodhur është pasgoditja e një tërmeti akoma më të fortë apo është ajo goditja kryesore.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/cfare-duhet-te-bejme-kur-bie-nje-termet-flet-sizmologu