Lu ndër vite dhe “peshku i madh” që nuk u kap kurrë! - Top Channel Albania - News - Lajme

2018-07-05 2

Gjatë diskursit të tij publik gjatë këtyre viteve që ka shërbyer në Shqipëri, ambasadori amerikan Donald Lu nuk ka etiketuar si kriminel vetëm Klemend Balilin. Ai ka përmendur me emra konkret disa njerëz të tjerë të njohur të botës së krimit, por edhe zyrtarë, të cilët sipas tij, duhet të marrin dënimin e merituar.