Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ksamili duket se do të jetë në një betejë të vështirë me mbeturinat këtë sezon turistik.
Emisioni "BOOM" solli mbrëmjen e sotme një vëzhgim të realizuar në qershor të këtij viti, kohë kur dukshëm shumë pushues dhe turistë kishin mësyrë plazhet.
Pamjet flasin vetë, jo vetëm kontenierë të mbimbushur kapicë me mbeturina por edhe zona përreth tyre.
Bizneset kërkojnë marrjen e masave nga bashkia, duke u shprehur se po u ikin pushuesit pasi nuk rrinë dot jo vetëm nga pamja e shëmtuar por edhe era e tmerrshme që kundërmon.
"Kemi problem me mbeturinat që i kemi kaq pranë, na prishin goxha punë. Turistët nuk afrohen vetëm prej mbeturinave që kemi. Kërkojmë nga bashkia të na ndihmojë dhe të na i largojë këto koshat e plehrave, ti largojë larg bizneseve".
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/welcome-ksamil-mbeturinat-po-i-zene-frymen-plazhit-ne-jug