Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, akuzoi Taulant Ballën dhe dy deputet të tjerë socialistë të cilët nuk i përmendi me emër se janë përgjuar në Athinë nga shërbimet e huaja duke bërë pazare. Në parlament, Kryetari i demokratëve, tha se në 10 muaj mazhoranca ka qelbur me afera kriminale dhe korrutive vendin dhe Europën. Por Taulant Balla në replikë, akuzoi Bashën për lidhje me dy kushërinjtë Vladi, të shpallur në kërkim për eurot e sekuestruara në Durrës, ndërsa hodhi dyshimin se ata kanë financuar çadrën e lirisë.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bëri në parlament një bilanc të 10 muajve të qeverisë, ndërsa tha se tashmë çdo akuzë e tij për lidhje të qeverisë me krimin, drogën dhe pastrimin e parave është faktuar.
Basha: Edhe pse isha i bindur që këto gjëra do të ndodhnin, as unë vetë nuk e kisha menduar që brenda 10 muajve ato, jo vetëm do të provoheshin plotësisht, por në një kohë kaq të shkurtër, i gjithë pushteti do të degradonte, kalbëzohej dhe falimentonte plotësisht. Në 10 muaj Shqipëria ka prodhuar kronika të krimit politik më shumë se e gjithë Evropa në 10 vjet. Këta 10 muaj e keqja shpërtheu dhe po qelb gjithë Shqipërinë dhe Europën.
Por kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, akuzoi Bashën për lidhje me porositësit parave të sekuestrura në Durrës, duke theksuar se ata sponsorizonin çadrën e lirisë.
Balla: Asnjëherë nuk do ta harroj pa përmendur fjalën e zt.Topalli që thoshte ky të rren edhe kur e pyet sa është ora. Ti ke treguar se burrëri fjale nuk ke. Balili në 2009-2011 ka qenë kandidati yt, i PD. Në 2013-2015-2017, është anëtari i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ki burrërinë çohu këtu dhe thuaj të kundërtën ti rrenacak. Sa për lidhjen, ditën e martë të pres në Gjykatën e Krimeve të Rënda Lulzim. Ky personi në zyrën tënde është vëllai i dy personave në kërkim. Ky ka qenë me dhjetëra herë në çadrën e lirisë tënde. Madje marr përsipër të shpreh dyshimet se dy personat në kërkim kanë qenë sponsorizues të mirëmbajtjes së çadrës tënde.
Por Basha këtë akuzë e cilësoi si tërheqje vemëndje ndërsa foli për përgjim të deputetëve socialistë nga agjencitë partnere ndërkombëtare.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-derrkuci-i-toytoa-yaris-i-pergjuar-gjate-pazarit-me-bacen-ne-selanik