http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri i Greqisë Aleksis Cipras deklaroi se në Ballkan po çelet një cikël i ri shpresëdhënës për Shqipërinë dhe Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë.
Në përfundim të takimit katërpalësh mes Greqisë, Serbisë, Bullgarisë dhe Rumanisë të mbajtur në Selanik, kreu i qeverisë greke bëri një bilanc të zhvillimeve të përmirësuara për rajonin e Ballkanit.
Viti 2017 ishte një vit shume i vështirë për rajonin me krizat serioze politike ne Shqipëri dhe ne Ish-Republikën Jugosllave te Maqedonisë. Vitet e fundit shohim qe iniciativa jone përputhet me një kthim te këtyre fakteve negative ne Ballkan . Dua te falenderoj presidencën bullgare për Samitin e Sofjes të mbajtur për vendet e Ballkanit perëndimor. Këtë vit nënshkruam marrëveshjen e rëndësishme te Prespës duke i sjelle një perspektive te re rajonit.
Vendimin për çeljen e negociatave vitin tjetër, Cipras e konsideroi si një kapitull të ri për rajonin.
Këtë vit patëm vendimin e çeljes se negociatave nga vera e vitit 2019 e me tej për Shqipërinë dhe Ish-Republikën Jugosllave te Maqedonisë. Përfundon në Ballkan një cikël përparimesh dhe hapet një cikël tjetër akoma me shume shpresedhenes.
Cipras dha mbështetjen maksimale edhe për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin europian dhe të hyrjen e Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën Shengen.