Rikthehet protesta e aktorëve sot për mbrojtjen e godinës dhe truallit të Teatrit Kombëtar. Por ndryshe nga protestat e tjera, këtë herë aktorët dhe shoqëria civile kanë vendosur të protestojnë para kuvendit, duke kundërshtuar projektligjin, i cili ka të bëjë nisjen e negociatave për ndërtimin e teatrit të ri.Protesta e sotme është një protestë e qetë, po ashtu edhe pjesëmarrja e ulët. Në një moment protestuesit kanë hedhur dhe tymuese pranë Kuvendit.
Ndërsa regjisori i njohur Robert Budina u shpreh se sot protestojnë për projektligjin e teatrit dhe se do t?i japim një mësim politikës, e cila sot duhet të reflektojë mbi teatrin.
Sot i themi qeverisë të reflektojë, ne do të bëjmë detyrën tonë dhe do të jemi në bashkëpunim të ngushtë me policinë. Ne do t?i japim një mësim politikës, do të bëjmë rezistencë. Ky është një proces dhe ne nuk jemi të orientuar pasi nuk ka nj grup që do të merret më ktë projektligj. Teatri nuk duhet të përbaltet, këtë po përpiqemi të përçojmë sot. Qeveria mund ta shkel ligjin, por ne jo. Ne do jemi në Teatrin Kombëtar.
Regjisori Robert Budina
Pas Budinës, të tjerë artistë të pranishëm në protestë kanë folur për shembjen e Teatrit.
Aktori Neritan Liçaj ka thënë se nëse projektligji kalon, aktorët do sillet si qytetarë, duke zhvilluar protesta paqësore.
Mos e kaloni këtë ligj. Është një ligj i papranueshëm. Në çdo logjikë. Votoni si shqiptarë me zemër. Votoni Kuq e Zi. Shqiptarët janë larë në gjak ndër shekuj për një Universitet, Teatër. Nëse projekligji votohet do të ndërmarrim hapat tanë por si gjithmonë në mënyrë civile. Unë shpresoj të mos votohet projektigji. Tërheqjen e tij do ta konsideroja një qytetari. Theksoj shprehjen e Nënë Terësës lë të kuptojmë që i përkasim njëri-tjetrit dhe të gjejmë paqe. Ne aktorët jemi prezencë, ne fjalën tonë e kemi thënë.