Hollanda: Mbështesim Shqipërinë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-07-05 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Holanda një ndër tre vendet, që në fund të muajit të kaluar mbajti qëndrim kundërshtues për çeljen e negociatave për anëtarësim, konfirmon se do të jetë krah Shqipërisë përgjatë 12 muajve të ardhshëm. Këtë premtim e beri Presidentja e senatit holandez Anki Brukers-Knol e cila tha se kjo periudhë përbën një mundësi të madhe për vendin.
Anki Brukers-Knol: ?Ajo çfarë është më e rëndësishme është që Shqipëria, është një vend Europian, i përket Europës, i përket familjes europiane dhe për këtë gjë unë jam mëse e bindur. Dhe unë jam e bindur që deri në qershorin e vitit 2019 ju të gjithë do t?i keni përmbushur të gjitha detyrimet tuaja në lidhje me atë çfarë duhet të bëj Shqipëria për të hapur negociatat dhe më vonë për t?u bërë anëtare e Unionit Europian. Edhe pse ky do të jetë një vit shumë i vështirë, unë mendoj se është një mundësi shumë e madhe që Shqipëria të punoj fort, që vitin tjetër, verën tjetër, askush të mos ketë më për çfarë të ankohet për atë çfarë Shqipëria ka bërë dhe ka përmbushur në lidhje me mundësinë e saj për tu bërë ndoshta në të ardhmen një vend anëtar i Bashkimit Europian?.
Megjithë rezervat e shprehura më parë nga Holanda, presidentja e Senatit te këtij vendi u shpreh se reforma në drejtësi është impresionuese.
?Do të veçoja të gjithë punën e bërë me Reformën në Drejtësi, me procesin e vetting-ut, i cili është vërtet një proces unik dhe është i vlefshëm për të gjithë. Mendoj se Shqipëria ka bërë një punë jashtëzakonisht të mirë në këtë drejtim?.
Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, theksoi rëndësinë e vijimit të reformave qe do ta afrojnë vendin me shume me bashkimin europian.
Gramoz Ruçi: ?Në qëndrimin e Hollandës për çështjen e hapjes së negociatave me Shqipërinë nuk ka asnjë grimcë paragjykimi, por vetëm vëmendje e kujdes të natyrshëm. Shqipëria është tashmë një dosje ?mbi tryezën holandeze? dhe ne e vlerësojmë vëmendjen e Hollandës në këtë proces?.
Gjatë qëndrimit në Tiranë, presidentja e Senatiti holandez do të takohet edhe me krerë të tjerë të lartë të shtetit dhe politikës shqiptare.