Teatri i Ri, Ahmetaj: Do jetë 8 herë më i madh, s'do preket asnjë centimetër tokë publike

2018-07-05 0

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj ka dhënë detaje për projektin e ndërtimit të Teatrit të Ri Kombëtar.

Nga foltorja e Kuvendit, duke iu përgjigjur 40 pyetjeve të LSI, Ahmetaj tha se Teatri i Ri do ketë një sipërfaqe 8 herë më të madh se ai aktual dhe do të ndërtohet në të njëjtin vend ku ndodhet ai ekzistues. Sipas tij, prona shtetëtore nuk preket, ndërsa buxheti i shtetit nuk do shpenzojë as edhe një qindarkë.

Projektligji për Teatrin është një domosdoshmëri për të sqaruar. Në thelb nuk është duke u shkatërruar asgjë, por është duke u ndërtuar Teatër Kombëtar për aktorët. Ajo godinë nuk i përmbush kushtet për të ushtruar art në favor të qytetarëve.

Po kaloj në terma shifrash. Prona e teatrit është 5522 metra katrorë. Brenda kësaj prone ka ndërtesën e teatrit që është 1126 metra ndërtim. Çfarë po ndodh me këtë pronë?

Kjo pronë i ngelet sërish shtetit edhe si metra katrorë tokë dhe nëse i referohemi draft ligjit, neni 4 thotë paragrafi i dytë: Sipërfaqja që përbën pronën e teatrit do të jetë po ajo dhe pas përfundimit të Teatrit Kombëtar. Ky diskutimi që u mor teatri u shkatërrua teatri jo.

Prona e teatrit është pronë publike, ku brenda kësaj prone... artistët përfitojnë 4 salla nga godina e re. Por nuk ka kate që do t'i shfrytëzojë privati në këtë pronë. Me godinën e re do të kemi një teatër 8 herë më të madh. Ka rritje të vlerës së pronës në favor të qytetarëve. Bashkia kërkon të bëjë zhvillim të integruar të pronës.