Ora News - Senatorja e Holandës: Vit i vështirë për Shqipërinë, punoni fort

2018-07-05 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Presidentja e senatit të Holandes, Ankie Broekeres-Knol tha se Shqipëria është pjesë e familjes europiane. Në një konferencë të përbashkët me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, ajo tha se ky do të jetë një vit i vështirë për Shqipërinë, por shprehu bindjen se kjo është mundësi e mire qe Shqipëria të punojë fort dhe të plotësojë kushtet në mënyrë që në qershor të 2019 të hapë kapitujt e negociatave me BE.

Ankie Broekeres-Knol: Shqipëria është një vend europian dhe i përket familjes europiane dhe për këtë unë jam e bindur.

Unë jam e bindur se deri në qershor 2019 ju do të keni përmbushur detyrimet tuaja për të hapur negociatat dhe më von për tu bërë anëtare e BE.

Edhe pse ky do të jetë një vit shumë i vështirë unë mendoj që është një mundësi shumë e madhe që Shqipëria do të punojë fort në mënyrë që vitin tjetër askush mos ketë më për çfarë të ankohet për atë çfarë Shqipëria ka bërë dhe ka përmbushur në lidhje me mundësinë e saj për tu bërë ndoshta në të ardhmen një vend anëtar i BE.

Si kryetare senatit Holandes unë jam e impresionuar nga puna që ka bërë Shqipëria deri tani.

Do të veçoja punën e bërë në reformën në drejtësi dhe në procesin e vettingut që është një proces unik dhe është i vlefshmë për të gjithë.

Shqipëria ka bërë një punë jashtëzakonisht shumë të mirë në këtë drejtim. Unë jam e bindur se duke filluar nga tani, ky vit që keni përpara për Shqipërinë do të thotë përmbushje e të gjitha detyrimeve. Kështu që në qershor 2019 ju do të hapni kapitujt e negociatave për tu bërë një anëtar dhe për të qëndruar një anëtar i përhershëm i BE.

Ne të gjithë i përkasim Europës dhe duhet të përqafojmë njëri-tjetrin.

Unë mezi po pres që të kem takime të ndryshme gajtë këtyre dy ditëve dhe jam e sigurt se në fund ne do të kthehemi në Holandë me një përshtypje të mirë nga Shqipëria.

Gramoz Ruçi: Është kënaqësi e veçantë për mua që takimin e parë me kolegët parlamentar të Bashkimit Europian pas vendimit të Këshillit të Evropës për t'ju përgjigjur pozitivisht rekomandimit të komisionit duke përcaktuar kështu rrugën drejt hapjes së negociatave të pranimit të Shqipërisë ën qershor të 2019 e zhvillova me presidenten e senatit të Hollandës. Dua t'ju informoj se i shpreha presidentes mirënjohjen time, e Kuvendit të Shqipërisë, të të gjithë shqiptarëve për mbështetjen e vazhdueshme dhe konkrete të Hollandës në perspektivën evropiane të Shqipërisë. Njëherësh e sigurova presidenten se përpjekjet e Kuvendit të Shqipërisë për thellimin e qëndrueshëm të arritjeve dhe 5 prioritete kyçe të integrimit do të intesifikohen akoma më tej dhe do të prodhojnë rezultate edhe më të prekshme edhe më të larta. Vlerësova kontributine Hollandës për kryerjen e këtyre reformave, sidomos të reformës në drejtësi si një reformë unike të vendeve kandidate, suksesi i cilës buron dhe nga kontributi i Hollandës me prezencën e dy gjyqtarëve në strukturat e vettingut. Njëherësh vlerësova dhe qëndrimine Hollandës për çështjen e hapjes së n...

Free Traffic Exchange