Tërmetet/ Drejtori i institutit të ndërtimit, Hysenlliu për Report TV: Ja cilat banesa rrezikohen

2018-07-05 3

Pallatet pas viteve 90 si dhe ata që po ndërtohen aktualisht janë të sigurta nga lëkundjet sizmike. Drejtori i Insitutit të ndërtimit, Agron Hysenlliu, në një intervistë për Report TV tregon se risk paraqesin banesat e ndërtuara përpara viteve ?63 dhe 78.

Tërmetet e ndodhura dje në vendin tonë kanë shqetësuar jo pak të gjithë qytetarët. Shqetësimi i personave që banojnë apo punojnë në ndërtesa të larta është edhe më i madh. Por, cila është siguria teknike që kanë banesat sot? Në një intervistë për Report Tv Drejtori i insitutit të ndërtimit, Agron Hysenlliu tregon se cilat ndërtesa paraqesin më shumë rrezik në rastin e lëkundjeve sizmike dhe çfarë duhet bërë me to.

Në objektet më të riskuara janë ato para viteve ?63 sepse teknologjia e ndërtimit në atë kohë nuk njihet dhe intensiteti për llogaritjen e këtyre objekteve është më i ulët. Në konceptin tonë si inxhinierë, të gjitha objektet që paraqesin problematikë duhet të bëhet një check up i tyre për të parë sjelljen në kushtet e një tërmeti që mund ti rrezikojë.

Agron Hysenlliu, Drejtori i Insitutit të Ndërtimit
Pallatet e ndërtuara pas viteve ?90 janë më të sigurta teknikisht. Drejtori Hysenlliu jep këtë shpjegim.

Në konceptin tim si inxhinier dhe projektues, ndërtimet pas viteve ?90 janë ndërtime cilësore dhe nuk kanë nevojë për panik, pavarësisht numrit të kateve dhe teknologjia e prodhimit të materialeve të ndërtimit dhe të vetë objektit është rritur jashtë mase.

Free Traffic Exchange