Ora News - Ligji për teatrin, Berisha-mazhorancës: Ndaluni, jeni bërë simbol të krimit

2018-07-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish-kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje mazhorancës që mos votojnë pr/ligjin për teatrin. Në fjalën e tij në Kuvend, Berisha u shpreh se Shqipëria është kthyer në simbol të krimit dhe drogës.

Berisha: Nuk ka krim më të shëmtuar, nuk ka dëshmi më flagrantë të shndërrimit në mafie të kësaj pseudomazhorance sesa procedura urgjente e ligjit për të shkatërruar një simbol kombëtar.

Unë jam sot këtu, e mora fjalën për procedurë për të kërkuar anulimin e menjëhershëm të këtij akti supermafioz. A ka shqiptar që mund të imagjinojë se ligji për teatrin, duhet të ishte një ligj me superurgjencë parlamentare në një kohë kur keni shndërruar Shqipërinë në eksportues droge. Në një kohë kur jeni bërë simbole të krimit dhe drogës, larjes së parave, të vrasjeve shtetërore në zyra.

Nuk dini të ndaleni, ndaluni për një moment, se prapa këtij krimi qëndrojnë qindra milionë euro të Toyota Yaris, të ngarkesave të drogës që sillni dhe eksportoni nga Shqipëria.

Shqipërinë e shndërrut në eksportin e krimi dhe në vend që të ndaleni, vazhdoni të konsumi një krim të shëmtuar, ti shkatërroni kombit simbolin e tij.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ligji-teatrin-berisha-mazhorances-ndaluni-jeni-bere-simbol-te-krimit

Free Traffic Exchange