Zgjedhjet lokale/ PD shtyn firmosjen e paktit, LSI nis e vetme përgatitjet

2018-07-05 0

Statuti i ri i Partisë Demokratike ka vështirësuar nënshkrimin e aleancave politike dhe parazgjedhore me partitë e tjera politike, në rastin konkret me Lëvizjes Socialiste për Integrim. Për rrjedhojë, LSI, e cila ka 8 muaj që pret Lulzim Bashën për firmosjen e paktit politik, ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale, duke i dhënë një mesazh të qartë Partisë Demokratike, se mund të hyjë edhe vetme në zgjedhje.

Edhe pse PD dhe LSI i bashkon e njëjta kauzë sa i takon çështjes së teatrit, negociatave dhe luftë politike kundër qeverisë ?Rama 2?, dy partitë kryesore në opozitë, nuk kanë ende një koordinim sa i takon zgjedhjeve të ardhshme.

Për zgjedhjet lokale, ne jemi për ditë në takime me strukturat e LSI në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë. Jemi çdo ditë në takime jo vetëm me strukturat, por edhe me qytetarët. Strukturat e LSI, të gjithë deputetët dhe krerët e degëve po zbatojnë një axhendë, e cila është miratuar në mbledhjen e fundit të Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI. Ende nuk ka një marrëveshje për zgjedhjet lokale. Tani e gjithë fokusi i opozitës, i LSI dhe PD është aksioni opozitar për problemin e teatrit, mos çeljen e negociatave, krimin e organizuar dhe varfërinë. Për këtë ka një rakordim të përbashkët mes PD dhe LSI.