Ora News - Basha: Mos u zgërdhini mo hajdutër. Balla: Të merren masa ndëshkimore

2018-07-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Taulant Balla i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi të marrë masa ndëshkimore ndaj Lulzim Bashës.

Kreu i grupit parlametar të PS, akuzoi Bashën se ka përdorur gjuhë fyese dhe të papranueshme në Kuvend duke shkelur kodin e etikës.

Taulant Balla: Z. Kryetar i Kuvendit në mënyrë të përsëritur disa përfaqësues të opozitës, kryetari i grupit parlamentar Spaho dhe tani krytari i PD-së përdorin në Kuvend një gjuhë tërësisht të papranueshme, me fyerje të papranueshme nga kodi i etikës i miratuar nga ky Kuvend dhe nga rregullorja e Kuvendit.

Unë i mirëkuptoj përfaqësuesit e opozitës që kauzat e tyre të gjitha janë fashitur të gjitha në betejat e tyre me mullinjtë e erës. Kjo është e njëjta betejë sikurse për Bulevardin, sheshin Skënderbej, parkun, stadiumin Qemal Stafa dhe të gjitha investimet e rëndësishme në Tiranë si këto.

Por këta persona të papërgjegjshën në gjuhën që përdorin dhe retorikën e papranueshme nuk mund të lihen jashtë vëmendjes. Më lejoni t'ju them që grupi parlamentar i Partisë Socialiste për deputetin parafolës do ti kërkojë byrosë së Kuvendit masën ndëshkimore për gjuhë tërësisht të papranueshme.

Dhe e dyta përsa i përket procedurës, Kuvendi i Shqipërisë e ka të përcaktuar shumë qartë në nenin 73 të zhvillimit të një seance plenare. Nëse opozita ka ardhur që përmes pyetjeve, për të cilat i ka marrë përgjigjet një për një në komisionet parlamentare, më 3 komisionet parlamentrare, kjo çështje tashmë është e mbyllur sepse kryetari i Kuvendit ka përcaktuar tashmë listën e deputetëve për të zhvilluar debatin."


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/basha-mos-u-zgerdhini-mo-hajduter-balla-te-merren-masa-ndeshkimore

Free Traffic Exchange