'Balili'/Donald Lu: Dështuan Prokuroria, Policia dhe Qeveria, s'kanë vullnet për ta arrestuar

2018-07-05 0

Ambasadori amerikan në Tiranë i është rikthyer edhe njëherë tjetër çështjes së Klement Balilit, i cili prej dy vitesh ndodhet në arrati.

Lu tha se mosarrestimi i Balilit, i shpallur në kërkim ndërkombëtar si kreu i një bande të fuqishme të trafikut të drogës, është dështim i Prokurorisë dhe Policisë, të cilat sipas tij nuk kanë pasur vullnet për ta arrestuar.

Dështim i prokurorisë, policisë dhe qeverisë për arrestimin e Balilit. Balili është një bos i krimit të organizuar. Nuk kanë patur aftësinë ose vullnet për ta kapur. I bëj thirrje Ramës, Xhafës dhe prokurorëve të vazhdojnë luftën kundër krimit të organizuar pa mëshirë. ONM ka thënë se do përfundojë këtë verë kalimin në Vetting. Kokat e krimit duhet të kenë frikë. Drejtësia për ta po vjen.

Donald Lu, ambasador i SHBA në Tiranë
Deklaratat e ambasadorit amerikan u bënë gjatë aktivitetit për Forcën e Ligjit ku morën pjesë kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.