Ora News - Berisha: Rama sjell ligjin me shpejtësi të paimagjinueshme për të ekzekutuar Teatrin

2018-07-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideroi vjedhje nga kryeministri atë të po ndodh me hapësirën e Teatrit Kombëtar, duke nënvizuar se shpejtësia me të cilën sillet ligji është e pa imagjinueshme.

Berisha: Në vend që të paraqitet sot në Kuvend një program, një plan i studiuar për të adresuar 13 kushtet e Këshillit të Ministrave, paraqitet ligji i një simboli të arrirë kombëtar, Teatri Kombëtar. Nga një njeri që udhëhiqet nga urrejtja patologjike, ndaj çdo gjëje të arrirë në artin dhe kulturën shqiptare.

Kjo që ndodh me teatrin, është vetëm vjedhje. Në një procedurë të përshpejtuar, me një abuzim total pushteti dhe morali sjellin ligjin për të ekzekutuar teatrin, një simbol kombëtar për një vend të qytetëruar. Nuk i përket teatri artistëve thotë xhahili. Skena është ekstra territor me imunitet absolut ndaj sundimtarëve. Fatin e saj e përcaktojnë artistët, artistët dhe vetëm artistët.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/berisha-rama-sjell-ligjin-me-shpejtesi-te-paimagjinueshme-te-ekzekutuar-teatrin

Free Traffic Exchange