Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro mbrojti në Parlament shembjen e dy godinave të Teatrit Kombëtar, duke theksuar se dy ndërtesat janë të dala jashtë kohe.
Kumbaro: Teatër të ri duhet të ketë. Ato dy ndërtesa janë të ezauruara nga koha dhe duhen shembur. U përpoqëm 4 vite të hapim kantiere të reja teatrore, por ato janë asgjë përballë kërkesave të artdashëse. Nevojat janë shumë të mëdha dhe tratri kombëtar në Tiranë është prioritet. I ndërtuar në vitin 1938, ajo godinë nuk i qëndron më kohës. Është folur shumë për të. Më shumë se sa muret, aty vlerën e kanë pasur shpirtrat që kanë hyrë dhe kanë dalë dhe ata duhen përjetësuar dhe ka shumë mënyra për ta bërë këtë.
Sot gjejmë një mundësi për të pasur një teatër dinjitoz për Republikën. Kam shkuar gjithë jetën në atë teatër. Nga inspektimet dhe ekspertizat është konstatuar se të gjitha ambientet janë jashtë teknikave për përdorim.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kumbaro-dy-ndertesat-e-teatrit-te-azauruara-duhet-te-shemben