Ora News - Bushati: Paketa e bisedimeve me Greqinë përfshin edhe çështjen çame

2018-07-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i ka konsideruar spekulime të shtypit grek lajmet se mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk është diskutuar për çështjen çame. Sipas tij me heqjen e ligjit të luftës, diskutohet edhe çështja e pronave.

Bushati: I gjithë procesi i bisedimeve me Greqinë në vështrimin tonë është i ndarë në tre shporta apo kategori. Çështjet që e kanë origjinën tek Lufta e Dytë Botërore, duke filluar nga ligji famë keq i luftës që është ende në fuqi në Greqi. Për të cilin kemi thënë që kur e kemi vendosur në tavolinë këtë çështje që nuk ndjejmë kërcënim nga ana e Greqisë. Jemi dy vende anëtare në NATO, por nga pikëpamja politike do të kishte efekte të mëdha psikologjike për marrëdhëniet mes vendeve tona, e para kjo dhe e dyta ka efekte ligjore për shtetasit shqiptarë që i është konfiskuar prona mbi bazën e këtij dekreti. Për shtetin shqiptar pronat e të cilit janë vendosur nën sekuestro mbi bazën e këtij dekreti dhe për shtetasit që i përkasin pakicës kombëtare greke të cilëve gjithashtu i janë sekuestruar pronat mbi bazën e këtij dekreti.

Brenda kësaj shporte ne kemi disa çcështje. Kemi ligjin e luftës, kemi çështjen çame, kemi çështjen që ka të bëjë me të rënët e ushtarëve grekë gjatë Luftës Italo-Greke në Shqipëri e kështu me radhë. E para ka lidhje me kufizimin e zonave detare, e dyta ka të bëjë me mirëmbajtjen e kufijve ekzistues tokësor me mirëmbajtjen e piramidave dhe menaxhimin e incidenteve kufitare, sepse në të shkuarën ne kemi vënë re që ka pasur shumë incidente në këtë drejtim.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/bushati-paket-bisedimeve-me-greqine-perfshin-edhe-ceshtjen-came

Free Traffic Exchange