Nga lëkundjet e tërmetit u dëmtua edhe godina e Teatrit Kombëtar, siç tregojnë disa foto që shpërndau Bashkia e Tiranës.
Pamjet e filmuara nga televizioni Klan tregojnë plasaritje të mureve të jashtme dhe të brendshme të godinës.
Vlerësimi teknik që ka bërë Instituti i Ndërtimit, e kategorizon ndërtesën jashtë çdo parametri për të qëndruar në këmbë.
Për këtë arsye ekspertët që kanë marrë pjesë në dëgjesat e thirrura nga Bashkia e Tiranës janë të mendimit që godina të shembet.
Tv Klan