Ora News- Velipojë, motorët e ujit mbeten në rërë, policia nuk i lë në det

2018-07-04 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edhe pse jemi në mes të sezonit, në plazhin e Velipojës asnjë motor uji nuk lejohet të dalë të det! Policia kufitare e ndalon përdorimin e këtyre mjeteve për sporte ujore, pasi bashkia Shkodër nuk ka caktuar ende vendbazimet. Pronarët e mjeteve që kanë marrë licenca për këtë aktivitet, thopnë se po paguajnë kosto financiare.

Elvis Hoxha është një prej emigrantëve që kur është kthyer për pushime këtë verë ka marrë me vete edhe një motor uji! Por Ai nuk ka mundur ta përdorë, pasi policia kufitare nuk i lejon këto mjete të dalin në Det në bregdetin e Velipojës!

Shkak është bërë bashkia Shkodër që nuk ka përcaktuar vendbazimet e vendimit për këto mjete.

Ata që kanë ngritur biznes me këto mjete, duke hapur licensa e duke paguar taksa thonë se janë të më të penalizuarit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/velipoje-motoret-e-ujit-mbeten-ne-rere-policia-nuk-i-le-ne-det

Free Traffic Exchange