Ora News- Bushati: Paketa e bisedimeve me Greqinë përfshin edhe çështjen çame

2018-07-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i ka konsideruar spekulime të shtypit grek lajmet se mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk është diskutuar për çështjen çame. Sipas tij me heqjen e ligjit të luftës, diskutohet edhe çështja e pronave.

Bushati: I gjithë procesi i bisedimeve me Greqinë në vështrimin tonë është i ndarë në tre shporta apo kategori. Çështjet që e kanë origjinën tek Lufta e Dytë Botërore, duke filluar nga ligji famë keq i luftës që është ende në fuqi në Greqi. Për të cilin kemi thënë që kur e kemi vendosur në tavolinë këtë çështje që nuk ndjejmë kërcënim nga ana e Greqisë. Jemi dy vende anëtare në NATO, por nga pikëpamja politike do të kishte efekte të mëdha psikologjike për marrëdhëniet mes vendeve tona, e para kjo dhe e dyta ka efekte ligjore për shtetasit shqiptarë që i është konfiskuar prona mbi bazën e këtij dekreti. Për shtetin shqiptar pronat e të cilit janë vendosur nën sekuestro mbi bazën e këtij dekreti dhe për shtetasit që i përkasin pakicës kombëtare greke të cilëve gjithashtu i janë sekuestruar pronat mbi bazën e këtij dekreti.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bushati-paket-bisedimeve-me-greqine-perfshin-edhe-ceshtjen-came