Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një skemë mashtrimi dyshohet se është duke ndodhur përmes thirrjeve telefonike që po bëhen në numrat e qytetarëve shqiptarë nga prefikse të vendeve të largëta me numra të panjohur. Kompanitë celulare kanë shpërndarë mesazhe për qytetarët që të mos u përgjigjen këtyre telefonatave dhe të mos i marrin ato mbrapsht pasi krediti i tyre do të shpenzohet. Policia thotë për ora nevvs se do të nisë hetimet ndërsa sipas ekspertëve, thirrje të tilla bëhen nga kompiutera që vjedhin të dhënat dhe i përdorin ato për blerje të pa autorizuara nga llogaritë bankare.
Kompanitë e shërbimit të telefonisë celulare kanë shpërndarë këtë mesazh për përdoruesit e tyre në Shqipëri pasditen e të mërkurës.
"Kujdes! Tregoni vëmendje në kthimin e thirrjeve të humbura drejt numrave ndërkombëtarë (veçanërisht prefikse të pazakonta) që nuk i njihni, sepse mund të rezultojë në shpenzime për llogarinë tuaj. Për më shumë info na telefononi."
Paralajmërimi vjen në një kohë kur një numër gjithnjë e më i madh qytetarësh, kanë marrë thirrje nga numra të panjohur që nuk janë në listën e kontakteve të tyre. Në disa prej këtyre rasteve, kur qytetarët I janë përgjigjur telefonatave nga këta numra, apo i kanë telefonuar ata mbrapsht, kanë ndodhur tërheqje nga llogaritë e tyre bankare.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/skeme-mashtrimi-ne-celulare-parate-vidhen-nga-telefonatat-me-prefikse-te-huaja