Ora News- Vota e emigrantëve, Majko: Kemi dorëzuar dokument të plotë në Kuvend

2018-07-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Disporës Pandeli Majko, gjatë raportimit para Komisionit të Jashtëm mbi cështjet e trajtuara nga institucioni që ai drejton, theksin e vendosi tek rëndësia që ka votimi i emigrantëve. Majko tha se i ka dorëzuar Kuvendit një dokument të plotë mbi metodologjitë dhe sistemet që aplikojnë vende të ndryshme, duke theksuar se të gjithë institucionet në vend jan të vetëdijshëm mbi rëndësinë që ka vota e shqiptarëve në emigracion.

Majko: Është një opionion, një informacion i plotë, të paktën për të gjithë në eksperiencat që ekzistojnë përsa i përket votimit të shtetasve jashtë vendit sepse i takon këtij komisioni të marrë vendimin lidhur me këtë cështje.

Ministri Majko, i mëshoi faktit se institucionet në vend kanë firmosur akte bashkëpunimi për diasporën, por ky moment u pa me kritikë nga deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Klajda Gjosha.

Gjosha: Është detyrë e kabinetit qeveritar të bashkëpunojë për të gjitha cështjet që janë parësore, aq më tepër për një cështje kaq delikate sa c?është ajo e diasporës, e harruar tashmë prej kohësh.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vota-e-emigranteve-majko-kemi-dorezuar-dokument-te-plote-ne-kuvend

Free Traffic Exchange