Report Tv - Bashkia Kukës nis punën intensive për mirëmbajtjen e institucioneve arsimore

2018-07-04 0

Pas përfundimit të vitit shkollor, Bashkia Kukës ka nisur punën për mirëmbajtjen e të gjitha institucioneve arsimore në qytet dhe Njësitë Administrative. Në territorin e Bashkisë Kukës janë 86 objekte arsimore që do t?i nënshtrohen ndërhyrjeve.

Ndërkohë, së shpejti pritet të nisë puna edhe për rikonstruksionin e plotë të shkollës së mesme të bashkuar në Shtiqën dhe shkollës 9-vjeçare në Mamëz.

Puna po kryhet në mënyrë intensive me qëllim që shkollat, kopshtet dhe çerdhet të jenë gati për fillimin e vitit të ri arsimor në muajin Shtator.