Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, ka folur për Report Tv pas tërmetit të fuqishëm që goditi sot Tiranën, teksa aktorët kanë qenë në prova. Drejtori Çuli tregoi për mikrofonin e Report Tv se në momentin e tërmetit aktorët kanë dalë jashtë, por pasi ka kaluar rreziku ata janë rikthyer dhe kanë vijuar provat.
Lidhur me inspektimin e Inspektoratit të Ndërtimit dhe Zjarrfikëses, pas plasaritjeve dhe çarjeve që pësoi godina e teatrit, Çuli deklaroi se ishte i domosdoshëm skaneri, duke shtuar se kontrolli është bërë edhe në shumë institucione të tjera.