Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm deputetin Tom Doshi, për kallëzim të rremë lidhur me atentatin e pretenduar ndaj tij.
Ndërsa me një vit burg është dënuar ish-deputeti Mark Frroku, por ai përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe dënimi përkthehet në 8 muaj burg. Për shkak se këtë periudhë ai e ka shlyer në paraburgim, dënimi ndaj Frrokut pezullohet dhe vihet në shërbim prove.
Ndërsa Durim Bami, në rolin e ekzekutorit të pretenduar, Gjykata ka dhënë 1 vit burg, por edhe këtij të fundit i shuhet dënimi i dhënë pasi ka qëndruar për një kohë të gjatë në paraburgim.
Tom Doshi, Mark Frroku dhe Durim Bami akuzoheshin për kallëzim të rremë për çështjen e atentatit të pretenduar ndaj Tom Doshit dhe deputetit të PD, Mhill Fufi. Ky i fundit akuzoi në 2015-ën ish-kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta se kishte porositur një atentat për ta ekzekutuar përmes Durim Bamit. Akuzat e Tom Doshit nuk u provuan asnjëherë.