Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Lëkundjet e forta të tërmetit kanë tronditur edhe godinën e Kryesisë së Kuvendit. Gjatë tërmetit të fuqishëm në këtë institucion po zhvillohej mbledhja e Komisionit të Ekonomisë e cila u ndërpre si pasojë e tronditjeve. Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, po mbante fjalën dhe nuk e ndërpreu atë edhe pse lëkundej e gjithë godina. Në Komision u krijua panik, çka detyroi kryetarin Erjon Braçe të ndërpresë mbledhjen.
Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë është ndërprerë papritur nga lëkundjet e forta të tërmetit.
Deputeti, Përparim Spahiu, po fliste për shembjen e Teatrit Kombëtar ndërsa nuk e ndërpreu fjalën edhe pse e gjithë godina po dridhej nga tërmeti.
Dikush thotë: Tërmet tërmet!
Spahiu: Më mirë ta shembë tërmeti sesa ta shembim ne.
Pavarësisht se kreu i Komisionit të Ekonomisë u mundua të ruajë qetësinë tek gazetarët dhe deputetët, intensiteti i fortë i lëkundjeve ka bërë që të ndërpresë mbledhjen.
Më pas mbledhja ka rinisur përsëri ku është diskutuar rendi i ditës por deputetët kanë qenë përsëri nën efektin e lëkundjeve të forta të tërmetit.
Batutat në lidhje me tërmetin që preku Shqipërinë nuk munguan edhe në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese.
Pavarësisht lëkundjeve, raportohet se godina e Kryesisë së Kuvendit dhe sallat e mbledhjes së komisioneve nuk ka pësuar dëme.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/komisioni-i-ekonomise-nderpret-mbledhjen-spahiu-me-mire-ta-shembi-termeti-kete-vend-sesa-ne