Ora News- Nga sot qeset plastike të paligjshme, Klosi takon kryeinspektorët e mjedisit

2018-07-04 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga sot hyn në fuqi vendimi i Këshillit të Ministrave që ndalon prodhimin, tregëtimin dhe përdorimin e qeseve plastike të holla nën 30 mikron.

Në mbështetje dhe zbatim të këtij vendimi, Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi si dhe Drejtoresha e Përgjithshme e DAP-it, Vasilika Vjero zhvilluan një takim me gjithë Kryeinspektorët e Mjedisit dhe Pyjeve, monitoruesit dhe punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

Klosi: ?Nga sot, më 4 korrik ndalohet riciklimi dhe përdorimi i amballazheve plastike qeseve nën 30 mikron. Nga sot ky produkt konsiderohet i paligjshëm në territorin e Shqipërisë. Prandaj në zbatim të këtij vendimi, i cili erdhi në kuadër të operacionit tonë të madh ?Të pastrojmë Shqipërinë që duam? dhe operacionit ?Cleen and green tëenty tëenty? ne jemi së bashku në një takim total të Inspektoriatit të Mjedisit dhe Pyjeve, Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe gjithë Inspektoriatit Tatimor, për të bërë thirrjen e fundit publike, për të gjithë ata përdorues, importues dhe prodhues të qeseve më të holla se 30 mikron, që nga ky moment do të kenë të pamundur realizimin e këtij aktiviteti në Shqipëri, t?i prodhojnë, t?i përdorin dhe t?i tregëtojnë ato?.

Vendimi i Këshillit të Ministrave do të zbatohet në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe zbatimi këtij vendimi do të nisë nga prodhuesit e këtyre qeseve, tregëtuesit, importuesit, duke shkuar deri te konsumatori më i thjeshtë, qytetari.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nga-sot-qeset-plastike-te-paligjshme-klosi-takon-kryeinspektoret-e-mjedisit