Bashkepunim mes Tiranes dhe Athines

2018-07-04 0

Mes Tiranës dhe Athinës fillon një erë të re bashkëpunimi. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një vizitë dy ditore në Athinë, ku u prit në një vizitë zyrtare nga homologu i tij grek, Yiorgos Kaminis. Dy kryebashkiakët ranë dakord të çojnë në një nivel tjetër marrëdhëniet mes dy qyteteve, me qëllim shkëmbimin e eksperiencave dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Ata vendosën që të nënshkruajnë së shpejti në Tiranë një protokoll bashkëpunimi dhe theksuan dëshirën mes dy bashkive për bashkëpunime konkrete në të ardhmen.



Kreu i Bashkisë së Athinës, Yiorgos Kaminis, e vlerësoi punën e kryebashkiakut Veliaj për transformimin e Tiranës në një qytet modern. ?Prej tre vitesh, z. Veliaj i shërben qytetit të tij me dinamizëm dhe entuziazëm, me synimin për ta transformuar Tiranën në një qytet modern, që i përballon me eficencë problemet e veta, me vështrimin drejt të nesërmes. Është diçka analoge me atë që po përpiqemi të bëjmë edhe në Athinë, gjatë mandatit tonë. Prandaj, është e kuptueshme dëshira për t?u takuar dhe planifikuar një rrugë bashkëpunimi për vitet e ardhshme?, tha Kaminis.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e falenderoi homologun për mikpritjen dhe u shpreh se kjo vizitë shënon fillimin e një bashkëpunimi të suksesshëm mes kryeqytetit të Greqisë dhe Shqipërisë. ?Më vjen mirë që në këtë frymë të re të bashkëpunimit midis shteteve tona, për të zgjidhur përfundimisht në një mënyrë paqësore shumë probleme të mbartura, i bashkohemi kësaj energjie, por në funksion të qyteteve. Pavarësisht bindjeve politike që kemi, në fund të ditës njerëzit duan që autobusi të vijë në kohë, që mbetjet të mblidhen, që qyteti të ketë gjelbërim, që shkollat të funksionojnë, që të ketë terrene sportive. Ndaj, besoj se kemi shumë për të mësuar nga Athina dhe shumë për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin?, tha Veliaj.

Duke vlerësuar punën e Kaminis si kryetar i Bashkisë së Athinës dhe vizionin e tij për integrimin e emigrantëve shqiptarë, Veliaj theksoi se kryeqyteti helen është një shembull frymëzues për shumë qytete të tjera në Ballkan. ?Jam i impresionuar nga dy mandatet e z. Kaminis në drejtimin e Athinës. E kam ndjekur nga shumë afër politikën greke. E di që, si politika jonë, ka shumë debate, ka diskutime, shumë emocion, por fakti që kjo ?anije? në këtë qytet ruan kursin e saj, pavarësisht gjithçkaje tjetër, është mbresëlënëse dhe është një shembull frymëzues, sidomos me sfidat e kohëve të fundit; pra, si të menaxhosh një qytet, i cili e ruan balancën edhe nga ana ekonomike, e megjithatë mbetet i hapur për emigrantët, duke mbajtur një fytyrë sociale. Për mua ka qenë një frymëzim i vërtetë?, theksoi Veliaj.

Nga ana e tij, kryebashkiaku i Athinës vlerësoi kontributin që japin mijëra emigrantë që jetojnë në Athinë, edhe si një urë e fortë bashkëpunimi dhe shkëmbimesh kulturale mes dy qyteteve. ?Në figurën e kryebashkiakut të Tiranës nderojmë sot kontributin e qindra mijëra emigrantëve nga Shqipëria, që po mbështesin prej dek...