Reportr Tv - Ju mori nga 250 € dhe i la në mes të rrugës, kapen afër Kapshticës 6 kurdë

2018-07-04 0

Gjashtë shtetas kurdë janë kapur në territorin shqiptar, teksa kishin hyrë nga pika kufitare e Kapshticës dhe do të transportoheshin me taksi drejt Tiranës.

Burime i thanë Report Tv se taksisti i ka gënjyer refugjatët, duke ju marrë nga 250 euro, dhe i ka transportuar në një qendër shëndetësore në fshatin Koritë, jo hsumë larg Kapshticës, duke ju thënë të shkojnë se është kamp.

Më pas, taksisti është larguar, ndërsa ka qenë policia që ka pikasur shtetasit e huaj, e burra, dy fëmijë dhe një grua. Uniformat blu i kanë marrë emigrantët dhe po i transporton drejt qendrës së azilkërkuesve në Tiranë.

Free Traffic Exchange