6 tërmete godasin Shqipërinë, dëme në Krujë e Durrës, njerëzit dalin në rrugë në Tiranë

2018-07-04 0

6 tërmete kanë përfshirë vendin tonë sot ditën e sotme.Tërmeti i pare rreth orës 11:01, ka qenë më i fuqishëm, me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter me epiqendër në Hamallaj dhe i dyti rreth orës 11:08, më i lehtë, me magnitudë 4.2 ballë, me epiqendër në detin Adriatik.

Tërmeti i tretë është regjistruar në orën 13:24 me fuqi 4.3 ballë, me epiqendër sërish në zonën e Hamallajt, dhe i katërti në orën 13:35 me magnitudë 3.8 ballë dhe i pesti në orën 15:30 në 3.5 ballë, 8 km nga Fushë-Kruja, pranë epiqendrës së 4 të parëve. Tërmeti më i fortë ishte ai i orës 11:01, në zonën e Hamallajt. Tërmeti është ndjerë edhe në Durrës, Elbasan dhe Lezhë si dhe në disa zona të tjera të vendit, por me intensitet me të ulët.

Free Traffic Exchange