Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një tërmet i shkallës rreth 6 ballë tronditit këtë të mërkurë Shqipërinë.
Epiqendra e tij ishte në Gjirin e Lalëzit, rreth 18 km larg Durrësit dhe 30 km në veriperëndim të Tiranës, por lëkundjet e fuqishme u ndjenë në të gjithë vendin.
Në panik, banorët lanë shtëpitë e tyre, dolën në ambientet e hapura. Këto janë momentet e fiksuara nga kamerat e Ora Neës në studiot e lajmeve dhe në Neësroom.
Nga ora 11.01 minutë ku ndodhi lëkundjava e parë deri në orën 11.40, matjet në sektorin e sizmologjisë tregojnë se ka patur 40 lëkundje të tjera, por me intensitetet jo të lartë.
Rexhep Koci: "Tërmeti i regjistruar sot nga qendra jonë e monitorimit që nga ora 11:01, është lokalizuar në zonën e Gjirit të Lalzit me magnitudë 5.1 që po ta konvertosh në ballë i bie 6 ballë.
Por edhe pas kësaj deklarate, Lëkundjet vazhduan, tërmeti i radhës me magnitudë 4.8, u regjistrua në 13:24 minuta, i shoqëruar me të tjera lëkundje më të vogla. Sipas shërbimit sizmiologjik tërmeti ka një thellësi prej 10 km dhe është regjistruar rreth 30 km larg Tiranës.
Rexhep Koçi nga departamenti i sizmologjisë thotë se nuk mund të bëhen parashikime, por aktiviteti sizmik vijon.
Rexhep Koci: Tërmeti i fundit ka qenë 4.2 në zonën e Durrësit dhe Kënetës, ka rreth 6 vjet. Fatkeqësisht sapo ka rënë tërmeti komunikimi ka qenë i vështirë. Ne nuk kemi informacion për dëme në këtë zonë sepse nuk mund të lidhemi me asnjeri.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kamerat-e-ora-news-filmojne-momentet-e-frikshme-te-termetit